Aktualitet

"Nuk kam dashur të bëj vrasje"/ Vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin, Enedio Guri përlotet në sallën e gjyqit: Jam shumë i penduar! Ngushëllime për familjen

Sakaq edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen, ndërsa gjykata e la edhe atë në qeli për përfshirjen e tij pas vrasjes së bashku me të vëllanë. 

17 Gusht 2025, 17:40 Nga E. D
"Nuk kam dashur të bëj vrasje"/ Vrau me thikë
 Enedio Guri 

TIRANË- Autori Enedio Guri, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, në Maliq ka folur mes lotësh gjatë seancës gjyqësore. 14-vjeçari ka theksuar se nuk ka dashur të bëj vrasje, por ishte grindje momentale. Ai gjithashtu është shprehur se është shumë i penduar dhe shpreh ngushëllime për familjen. 

“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, shprehet autori Enedio Guri.

Sakaq edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen, ndërsa gjykata e la edhe atë në qeli për përfshirjen e tij pas vrasjes së bashku me të vëllanë. 

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar tetë persona mes tyre autori i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i autorit si dhe katër të mitur dëshmitar të ngjarjes.

ledian spaho

Sondazh

Poll