Aktualitet

EMRI/ Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, vihet në pranga 57-vjeçari në Kapshticë

Gjithashtu bëhet me dije se blutë kanë sekuestruar mallrat e kontrabanduara në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

17 Gusht 2025, 16:50 Nga E. D
EMRI/ Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, vihet në
foto ilustruese

KAPSHTICË- Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e sotme në Kapshticë. Bëhet me dije se Thodhori Braholli po transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia drejt qytetit të Korçës. Gjithashtu bëhet me dije se blutë kanë sekuestruar mallrat e kontrabanduara në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e DVKM Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.

Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

thodhori braholli

Sondazh

Poll