Aktualitet

Vrasja e Erald Xhejos në Maliq/ Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit, sot u caktohet masa e sigurisë (FOTO)

Seanca mbahet me dyer të mbyllura ndërsa ata janë transportuar në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.

17 Gusht 2025, 13:52 Nga N.F
Vrasja e Erald Xhejos në Maliq/ Mbërrijnë në gjykatë
Gjykata

KORÇË- Në gjykatën e Korçës do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e vrasjes së 14 vjeçarit, Erald Xhejo. Para gjykatës do të dalë autori i mitur si dhe babai dhe xhaxhai i tij. Të tre së bashku me 5 persona të tjerë dyshohet se kanë tentuar të fshehin krimin. Seanca mbahet me dyer të mbyllura ndërsa ata janë transportuar në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie. Në seancë janë prezentë të afërmër të të arrestuarve.

Sipas policisë autori Enedio Guri pas kryerjes së krimit ka tentuar të largohej nga vendngjarja, me automjet së bashku me një 34-vjeçar që ishte i pranishëm gjatë sherrit mes të miturve. Ndërsa babai dhe xhaxhai i autorit kanë fshehur mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi. Konkretisht babai ka tentuar të fshehë të birin pas krimit dhe xhaxhi ka larë thikën në mënyrë që të fshehë njollat e gjakut. 

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar tetë persona  mes tyre autori i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i autorit si dhe katër të mitur dëshmitar të ngjarjes.

vrasja e erald xhejos

Sondazh

Poll