Aktualitet

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe drogë

Policia bën me dije se i arrestuari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve e vjedhje.

17 Gusht 2025, 12:41 Nga N.F
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në
Arma

TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi është kapur në flagrancë teksa qarkullonte me armë zjarri.

Policia bën me dije se i arrestuari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve e vjedhje. I riu u kap në rrugën ‘5 Maji’ ndërsa arma është sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “The ëalker”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë. 32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The ëalker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje. Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

arme zjarri

Sondazh

Poll