Aktualitet

Dronët i kapën në flagrancë duke u kujdesur për serat e drogës, arrestohen 4 persona në Spanjë, mes tyre edhe shqiptarë

Operacioni mori emrin “Përroi i Bufit”, sipas vendndodhjes ku ishte kultivuar droga, në komunën Arcos de las Salinas.

17 Gusht 2025, 13:43 Nga N.F
Dronët i kapën në flagrancë duke u kujdesur për serat e
Operacioni

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është goditur një bandë shqiptare. Rasti u zbulua në Teruel. Sipas mediave spanjolle policia zbuloi nëntë serra me plantacione kanabisi.

Serat u zbuluan nga dronët e Rojës Civile në zonën malore të quajtur “Përroi i Bufit”. Policia sekuestronte 7,700 bimë marihuane dhe arrestoi katër persona në flagrancë. Operacioni mori emrin “Përroi i Bufit”, sipas vendndodhjes ku ishte kultivuar droga, në komunën Arcos de las Salinas. Emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar.

Gjykata së Shkallës së Parë dhe Hetimit Numër Tre të Teruelit ka urdhëruar paraburgim për katër të arrestuarit. Ata akzuohen për kultivim, prodhim dhe trafikim të paligjshëm të drogës. Shqiptarët akuzohen gjithashtu për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

droge ne spanje arrestohen shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll