Aktualitet

Plagosi me sende të forta një person, vihet në pranga 25-vjeçari në Durrës, i plagosuri transportohet te spitali i Traumës

Sherri mësohet se ka ndodhur në rrugën në lagjen nr. 14. I arrestuari është identifikuar si Kristo Domi.

17 Gusht 2025, 13:02 Nga N.F
Plagosi me sende të forta një person, vihet në pranga
Foto

DURRËS- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Mësohet se i riu është prangosur pasi ai ka dhunuar dhe plagosur me sende të forta një persona pas një konflikti.

Sherri mësohet se ka ndodhur në rrugën në lagjen nr. 14. I arrestuari është identifikuar si Kristo Domi. I plagosuri ka marrë plagë në kokë dhe është transportuar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. 

"Durrës/ Plagosi rëndë me sende të forta një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik midis dy shtetasve, në lagjen nr. 14, Durrës, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas veprimeve të shpejta, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Kristo Domi, 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte konfliktuar në rrugë, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, me shtetasin G. M., i cili gjatë konfliktit ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës, në Tiranë. Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”" thuhet në njoftimin e policisë.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll