Aktualitet

Zgjerohet sipërfaqja e djegur nga zjarret në Parkun Natyror të Gërmenjit, vijon puna për fikjen e flakëve

Edhe pse zjarri po monitorohet dhe po tentohet fikja e saj, shpresat mbeten te kushtet atmosferike.

17 Gusht 2025, 10:17 Nga N.F
Zgjerohet sipërfaqja e djegur nga zjarret në Parkun Natyror të
Foto

GËRMENJ- Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit mësohet se është zgjeruar ndërsa vatrat e tjera që kanë qenë aktive janë neutralizuar. Mësohet se në vendngjarje janë rreth 65 forca te zjarrfikëses se Kolonjës, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor dhe vullnetarë, të mbështetur nga forcat e ushtrisë nga reparti i Drenovës.

Edhe pse zjarri po monitorohet dhe po tentohet fikja e saj, shpresat mbeten te kushtet atmosferike. Reshjet e shiut do të ishin një shpëtim për shumë zjarre në vend dhe do të ulnin dëmet e shumta që kanë sjellë sidomos ditët e fundit në disa zona.

 

zjarret ne vend

Sondazh

Poll