Aktualitet

Plagë poshtë shpatullës në anën e zemrës, 27-vjeçari i plagosur në Korçë transportohet te spitali i Traumës

Pritet që ai të marrë mjekim më të specializuar dhe të kryej kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda. 

15 Gusht 2025, 22:24 Nga N.F

 

Plagë poshtë shpatullës në anën e zemrës,
Foto

 

TIRANË- Detaje të reja jan zbardhur në lidhje me plagosjen e 27-vjeçari, Ari Kodra në Korçë. Msohet se i riu ka marrr plagë poshtë shpatullës në anën e zemrës dhe është transportuar te spitali i Traumës.

Pritet që ai të marrë mjekim më të specializuar dhe të kryej kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda. Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje.

Edhe autori është transportuar në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga ngjarja. Aleks Qiqi është kapur në banesën e tij ku është konstatuar se edhe ai ka plagë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

 

plagosja ne korce ari kodra

Sondazh

Poll