15 Gusht 2025, 18:33
Nga N.F
Bruce
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në Instagram mesazhin e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce. Bruce në fjalën e saj ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të publikuar nga DASH në lidhje me të drejtat e Njeriut për vitin që lam pas. Ajo ka theksuar se DASH e konsideron lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale.
Zëdhënësja shtoi se liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës. Gjithashtu ajo tha se qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme.
"Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024.
Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare. Dhe, pavarësisht se sa i papajtueshëm mund të jetë fjalimi i dikujt, kriminalizimi ose heshtja e tij me forcë shërben vetëm si një katalizator për urrejtje, shtypje dhe polarizim të mëtejshëm," u shpreh Bruce.
Sipas raportit në Shqipëri presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensur. Në raport shtohet se disa gazetarë raportuan se kishin marrë komunikime kërcënuese ose se ishin viktima të fushatave publike të shpifjes pas raportimit mbi korrupsionin ose sjelljen e keqe të supozuar qeveritare. Sipas DASH në mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë publikisht denoncoi kryeministrin për përdorimin e gjuhës kërcënuese me një gazetar që hetonte investimet në turizëm në vend.
Raporti shton se qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale përdorën lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në mbulimin. Sipas DASH qasja në informacionin publik vazhdoi të ulej dhe gazetarët e kishin gjithnjë e më të vështirë të merrnin dokumente publike dhe të merrnin përgjigje në kohë nga institucionet publike për pyetjet e medias.
dash shqiperi liria e shprehejes
Aktualitet
15 Gusht 2025, 18:04
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital në Itali disa orë pasi u nxor nga uji nga pol...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 17:43
N.F
Viktima dhe Ejlli
TIRANË-Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes nj&e...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 17:21
N.F
Foto
TIRANË- Banda kriminale e Franc Çopjas dhe Ervis Çelas është organizata shqiptare e drogës e cila transpor...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 17:12
N.F
Shengjin
SHËNGJIN- Një 4-vjeçare nga Kosova është bashkuar me familjarët pasi kishte humbur në plazhin e Shëngjin...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 16:59
N.F
Viktima
MALIQ- Shkolla "Talif Rexhepi" ku studionte 14-vjeçari që u vra në Maliq ka shkruar një mesazh të ndjerë p&eum...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 16:47
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, QKMK përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se pika ku...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 16:30
N.F
Foto
TIRANË- Përfaqësuesi OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu ka reaguar së fundmi përmes një p...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 16:14
N.F
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij erdhi pasu u kap në flagrancë...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 16:00
Mesha
TIRANË- Besimtarët orthodhoksë ditën e sotme kremtuan me "Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 15:35
N.F
Sendet e sekuestruara
KAPSHTICË- Dy persona janë vënë në pranga në doganën e Kapshticës. Mësohet se arrestimi ...