Aktualitet

U nxor nga pishina me shenja jete/ 34-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas disa orësh në spital, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit ose drogës

Edhe pse gjithçka dukej se po shkonte mirë dhe ai e kishte kaluar rrezikun, shqiptari ndërroi jetë pasi pati një përkeqësim të menjëhershëm.

15 Gusht 2025, 18:04 Nga N.F
U nxor nga pishina me shenja jete/ 34-vjeçari shqiptar ndërron
Foto ilustruese

ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital në Itali disa orë pasi u nxor nga uji nga policia. Mësohet se shqiptari po mbytej  në pishinën e një hoteli në Venecia dhe autoritetet ndërhynë duke e nxjerrë akoma me shenja jete. 

Edhe pse gjithçka dukej se po shkonte mirë dhe ai e kishte kaluar rrezikun, shqiptari ndërroi jetë pasi pati një përkeqësim të menjëhershëm. Ka dyshime paraprake ai mund të ketë qenë ose i alkoolizuar, ose i droguar kur po mbytej në pishinë. Gjithashtu nuk përjashtohen edhe problemet shëndetësore apo patologjitë. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do përcaktojë shkakun e vdekjes së shqiptarit.

vdes shqiptari ne itali mbytet shqiptari ne pishine ne itali

Sondazh

Poll