Aktualitet

Plagosja në Korçë, identifikohet 27-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital (EMRI)

Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje.

15 Gusht 2025, 19:36 Nga N.F
Plagosja në Korçë, identifikohet 27-vjeçari, në
Foto

KORÇË- Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. I riu është identifikuar si Ari Kodra. Pas pas ngjarjes ai është transportuar drejt spitalit ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje. I riu ka marrë plagë me thikë në trup. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autori ose autorët e sulmit.

plagosja në korçë

Sondazh

Poll