Aktualitet

Në barrelë dhe duke lënguar, dalin pamjet nga transportimi në spital i autorit të plagosjes së 27-vjeçarit në Korçë

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, autori është transportuar me barrelë për në ambulancë.

15 Gusht 2025, 20:43 Nga N.F
Në barrelë dhe duke lënguar, dalin pamjet nga transportimi
Autori

KORÇË- Autori i plagosjes së 27-vjeçarit në Korçë është transportuar në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga ngjarja. Ai është kapur në banesën e tij ku është konstatuar se edhe ai ka plagë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, autori është transportuar me barrelë për në ambulancë. Ai dëgjohet që lëngon nga dhimbjet. Gjendja e tij është stabël ndërsa i riu është në gjendje të rëndë.

 41-vjeçari mësohet se ka qenë i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale si trafikim droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi. 41-vjeçari ka marrë dëmtime nga ngjarja por është në gjendje stabël ndërsa i riu i plagosur është në gjendje të rëndë.

plagosja ne korce

Sondazh

Poll