Aktualitet

Plagoset me thikë një person në Korçë, raportohet se është në gjendje të rëndë

Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është transportuar drejt spitalit. Fatkeqësisht ai është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetën në reanimacion.

15 Gusht 2025, 19:17 Nga N.F
Plagoset me thikë një person në Korçë, raportohet se
Foto

KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Mësohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person. Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është transportuar drejt spitalit.

Fatkeqësisht ai është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetën në reanimacion. Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjes e cila vjen një ditë pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari në Maliq. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autori ose autorët e sulmit.

plagosje ne korce

Sondazh

Poll