Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon me shirit zonën, nisin hetimet

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, forca të shumta policia kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorin ose autorët e sulmit.

15 Gusht 2025, 19:41 Nga N.F
Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë/ Dalin pamjet nga vendi
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Një plagosje është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, forca të shumta policia kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorin ose autorët e sulmit.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë Ari Kodra. Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje. Kjo ngjarje e rëndë ndodh një ditë pas sherrit tragjik në Maliq ku mbeti viktimë një 14-vjeçar.

plagosja e 27-vjeçarit në korçë

Sondazh

Poll