Aktualitet

Zjarret në Maqedoninë e Veriut, mbyllet përkohësisht pika kufitare në Glloboqicë

Sipas QKMK-së rrreth orës 15:40 autoritetet maqedonase kanë informuar se për shkak të një zjarri të madh pranë fshatit Jazhincë dhe rrezikut që paraqet është vendosur mbyllja e kufirit në këtë pikë kufitare.

15 Gusht 2025, 16:47 Nga N.F
Zjarret në Maqedoninë e Veriut, mbyllet përkohësisht pika
Foto ilustruese

KOSOVË- Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, QKMK përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se pika kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Glloboqicë është mbyllur përkohësisht. Shkak i mbylljes janë bërë zjarret në Maqedoninë e Veriut.

Sipas QKMK-së rrreth orës 15:40 autoritetet maqedonase kanë informuar se për shkak të një zjarri të madh pranë fshatit Jazhincë dhe rrezikut që paraqet është vendosur mbyllja e kufirit në këtë pikë kufitare. Më tej autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të përdorin pikat e tjera kufitare deri në normalizimin e situatës.

"Te nderuar: Ju njoftojmë se rreth ores 15:40, nga pala Maqedone jemi njoftuar, që për shkak të zjarrit te madhë që është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë dhe rrezikut nga zjarret, me urdhër të Ministrisë së punëve të mbrendshme dhe shtabit të krizave të Republikës së Maqedonisë Veriore është mbyllur kufiri RKS-RMV në PKK Glloboqicë. Me respekt: Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar," thuhet në njoftim.

zjarret në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll