Aktualitet

Kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, policia gjen dhe bashkon 4-vjeçaren nga Kosova me familjen

Policia gjetin fëmijën e humbur dhe arriti të rikthentë vogëlushen tek prindërit.

15 Gusht 2025, 17:12 Nga N.F
Kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, policia gjen dhe bashkon
Shengjin

SHËNGJIN- Një 4-vjeçare nga Kosova është bashkuar me familjarët pasi kishte humbur në plazhin e Shëngjinit. Policia gjetin fëmijën e humbur dhe arriti të rikthentë vogëlushen tek prindërit. Fatmirësisht vajza ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes”, tha policia.

humb femija ne shengjin

Sondazh

Poll