Aktualitet

"Shqetësuese ndërprerja papritur e aktivitetit mediatik të Focus Media Group", OSBE: Mosmarrëveshjet nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit!

Braathu në reagim ka shprehur shqetësimin për ndërprerjen e papritur të aktivitetit mediatik të Focus Media Group.

15 Gusht 2025, 16:30 Nga N.F
"Shqetësuese ndërprerja papritur e aktivitetit mediatik të
Foto

TIRANË- Përfaqësuesi OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "X" në lidhje me situatën dhe heqjen e sinjalit të News24. Braathu në reagim ka shprehur shqetësimin për ndërprerjen e papritur të aktivitetit mediatik të Focus Media Group. Sipas tij mosmarrëveshjet nuk duhet të përfundojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediatik.

"Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të aktivitetit mediatik të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronësinë dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediatik”, thuhet në reagimin e OSBE.

Prej ditësh gazetarët dhe punonjës të Focus Media Group iu ndalua hyrja në godinë dhe u ndërpre sinali për median News24. Nga ana tjetër Gjykata e Tiranës vendosi që gazetarëve t’u kthehen materialet që u morën nga godina e televizionit.

news24 osbe

Sondazh

Poll