Aktualitet

Lëvizjet e dyshimta e nxorën zbuluar, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, shpërndante drogë në plazh

Pasi policia u mobilizua bëri të munduar kapjen e shpërndarësit të drogës. Oficerët sekuestruan tre doza kokaine.

15 Gusht 2025, 16:14 Nga N.F

Lëvizjet e dyshimta e nxorën zbuluar, arrestohet 43-vjeçari

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij erdhi pasu u kap në flagrancë me drogë në zonën bregdetare dhe plazhin e Miramares. Rasti u zbulua pas sjelljes dhe lëvizjeve të dyshimta të shqiptarit.

Pasi policia u mobilizua bëri të munduar kapjen e shpërndarësit të drogës. Oficerët sekuestruan tre doza kokaine, ndërsa blerësit u raportuan në Prefekturë si përdorues. Shqiptari po mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit të shkurtuar dhe masës së sigurisë.

policia italiane

Sondazh

Poll