Aktualitet

Sekuestrohen mallra kontrabandë të fshehura në automjete, në pranga dy persona në Kapshticë, procedohen penalisht tre të tjerë

Policia bën me dije se nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparat celularë dhe disa pajise automjetesh.

15 Gusht 2025, 15:35 Nga N.F
Sekuestrohen mallra kontrabandë të fshehura në automjete, në
Sendet e sekuestruara

KAPSHTICË- Dy persona janë vënë në pranga në doganën e Kapshticës. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi të arrestuarit kanë tentuar të fusin në vendin tonë mallra kontrabanë të fshehur në automjete.

Policia bën me dije se nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparat celularë dhe disa pajise automjetesh. Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar” dhe "Kontrabanda me mallra të tjerë". Gjithashtu janë proceduar oenalisht edhe tre persona për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetet  që  këta shtetas drejtonin. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet në kufirin jeshil dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar automjetin me drejtues shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe një autobus me drejtues shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë,Korçë.

1. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura një sasi produktesh  ushqimore dhe produkte medicinale për bimët, të cilat shtetasi D. Ç., tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar. 2. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin që drejtohej nga shtetasi A.K,  u konstatuan të fshehura në pjesën e brendshme të derës së autobusit, një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparat celularë dhe disa pajise automjetesh, të cilat shtetasi A. K., tentoi t'i fuste kontrabandë në Shqipëri, pa i deklaruar në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: D. Ç., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar” dhe "Kontrabanda me mallra të tjerë" dhe A. K., për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjerë".

Mallrat e konstatuara dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E., Z., 30 vjeç, banues në Korçë, R. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, dhe G. B., 35 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

mallra kontrabande

Sondazh

Poll