13 Gusht 2025, 22:12
Nga N.F
Zjarr
TIRANË- Presidenti i Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Meta e quan kryeministrin Edi Rama si zjarrvënësin e Shqipërisë pasi sipas tij në 12 vite në pushtet nuk ka marrë masa parandaluese për mbrojtjen nga zjarret.
Ai thekson se Rama nuk ka shpenzuar asnjë cent për të blerë avionë zjarrfikës teksa e krahasoi me Maqedoninë e Veriut. Sipas tij Rama djeg miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe lë qytetarët e braktisur mes zjarreve. Presidenti i PL-së gjithashtu ka ngritur dyshime se pas zjarrit të rënë në "Syrin e Kaltër" mund fshihet ndonjë ndërtim resorti për ndonjë klient strategjik të qeverisë.
"Zjarrvënësi i vërtetë i Shqipërisë është Edi Rama. Në 12 vite në pushtet i pati të gjitha mundësitë për të marrë masa efektive parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, por bëri të kundërtën. Pyjet, kjo pasuri kombëtare, nuk kanë qenë kurrë prioritet i tij, por objekt i plaçkitjes, prerjes dhe kontrabandës nga deputetë dhe qeveritarë të tij.
Nuk shpenzoi asnjë cent për të blerë avionë zjarrfikës si Maqedonia e Veriut, por djeg çdo vit qindra milion euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, koncesione dhe "tigra" lundrues (TEC-e), që vetëm energji elektrike nuk prodhojnë. Në vend të angazhojë ushtrinë për të shuar flakët, e përdor për t'i fikur sinjalin dhe për të grabitur zyrat e dosjet investigative të NEëS 24.
Qytetarët janë braktisur pa mëshirë mes zjarreve ndërsa Rama shullehet në plazh, ndaj çdo propagandë e justifikim vetëm sa provon përgjegjësitë shumë të rënda penale dhe politike të kësaj Narkoqeverie. Le të shpresojmë që te "Syri i Kaltër", flakët, që përpinë këtë perlë të papërsëritshme të natyrës shqiptare të mos jenë preludi i ndërtimit të resortit të radhës për ndonjë oligark ose klient "strategjik" të Qeverisë," shkruan Meta.
meta rama zjarret ne vend
Politike
13 Gusht 2025, 21:44
N.F
Zjarr
TIRANË- Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga situata e zjarreve në ...
Politike
13 Gusht 2025, 17:33
N.F
Takimi
SERBI- Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe ...
Politike
13 Gusht 2025, 16:11
N.F
Orban dhe Rama
TIRANË- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka tërhequr vëmendjen e media pas udhëtimit të tij si pasa...
Politike
13 Gusht 2025, 14:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se po të kishte ...
Politike
13 Gusht 2025, 14:01
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët tha se Ardi Veliu zbatoi...
Politike
13 Gusht 2025, 13:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një konferencë për mediat ka reaguar lidhur me ...
Politike
13 Gusht 2025, 13:38
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Me anë të një postimi n...
Politike
13 Gusht 2025, 12:39
E. D
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zjarret në Shqipëri, por këtë herë është ndalur tek pye...
Politike
13 Gusht 2025, 11:58
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rima ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të zjarreve. Me anë të një postimi në...
Politike
13 Gusht 2025, 11:10
E. D
Ilir Metës
TIRANË- Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza do të merrnin vend...