Politike

"Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës? Rama: Avione ka edhe Greqia e Spanja, por po përcëllohen nga flakët

Me anë të një reagimi në X, Rama thekon se përpos faturave ekonomike, situata e rëndë e zjarreve nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e avionëve zjarrfikës. Rama gjithashtu pëmend si shembull Greqinë, ku sipas tij edhe se posedon avion zjarrfikës, zjarret e fuqishme e kanë gjunjëzuar shtetin fqinj.

13 Gusht 2025, 12:39 Nga E. D

"Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës? Rama: Avione ka

TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zjarret në Shqipëri, por këtë herë është ndalur tek pyetja më e sjpeshtë që bërë kohët e fundit, se përse Shqipëria nuk blen avion zjarrfikës. Me anë të një reagimi në X, Rama thekon se përpos faturave ekonomike, situata e rëndë e zjarreve nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e avionëve zjarrfikës. Rama gjithashtu pëmend si shembull Greqinë, ku sipas tij edhe se posedon avion zjarrfikës, zjarret e fuqishme e kanë gjunjëzuar shtetin fqinj.

Po ashtu Rama tha se këto ditë vendi ka mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë. Kjo sipas Ramës, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Postimi i Ramës:

Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?! Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët.

edi rama

Sondazh

Poll