Politike

Pas kritikave për udhëtimet me avionë privatë, Viktor Orban kopjon kryeministrin Rama, fotoja e tij si pasagjer i zakonshëm shkakton reagime

Kjo foto ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave shqiptare pasi kjo foto vjen pak kohë pasi një foto e kryeministrit Edi Rama bëri xhiron e rrjetit në avion si pasagjer i thjeshtë.

13 Gusht 2025, 16:11 Nga N.F
Pas kritikave për udhëtimet me avionë privatë, Viktor Orban
Orban dhe Rama

TIRANË- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka tërhequr vëmendjen e media pas udhëtimit të tij si pasagjer i thjeshtë në një avion së bashku me gruan e tij. Kjo foto ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave shqiptare pasi kjo foto vjen pak kohë pasi një foto e kryeministrit Edi Rama bëri xhiron e rrjetit në avion si pasagjer i thjeshtë.

Mesa duket Orban ka vendosur të "vjedhë" këtë imazh duke e rikrijuar pas kritikave për përdorimin e avionëve privatë qeveritarë. Duhet theksuar se fotoja është kopjuar më së miri nga Orban pasi edhe detaji uljes së tij pranë dritares dhe krahë bashkëshortes është i njëjtë me foton e Ramës. 

Edhe fotoja e Ramës u publikua pas akuzave se kryeministri shpenzon miliona lekë në udhëtimet me charter. Duhet theksuar se fotoja ka ngjallur dyshime në të dy rastet se ky është një skenar i dy kryeministrave për të "pastruar" imazhin e tyre se ata udhëtojnë si pasagjerë të thjesht edhe pse janë krerë të shtetit. 

orban rama

Sondazh

Poll