Politike

Berisha: Ardi Veliu zbatoi urdhërin e Ramës për të plaçkitur laptopët ku ndodhen dosjet e Olsi Ramës

Kryedemokrati theksoi se ky është një akt i shëmtuar dhe antikushtetues, një shkelje flagrante e ligjit, që ka për qëllim mbrojtjen e krimeve të mëdha të lidhura me këtë qeveri.

13 Gusht 2025, 14:01 Nga E. D
Berisha: Ardi Veliu zbatoi urdhërin e Ramës për të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët tha se Ardi Veliu zbatoi urdhërin e kryeministri Edi Ramës për të grabitur kompjuterët dhe laptopët e gazetarëve, ku ndodhen dosje të kriminelëve, si Olsi Rama dhe Taulant Balla. Kryedemokrati theksoi se ky është një akt i shëmtuar dhe antikushtetues, një shkelje flagrante e ligjit, që ka për qëllim mbrojtjen e krimeve të mëdha të lidhura me këtë qeveri. Berisha gjithashtu shpreh falënderime dhe solidaritet për zjarrfikësit dhe qytetarët që janë përballur me zjarret.

"Kurse urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, urdhëri i Edi Ramës i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, për të plaçkitur dhe rrëmbyer kompjuterat dhe laptopët e gazetarëve ku janë dosjet e Edi Ramës, dosjet kriminale të Edi Ramës. Janë dosjet kriminale të Olsi Ramës. Janë dosjet kriminale të Lubi Ballukut, të Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë. Është një akt i shëmtuar antikushtetues. Është një akt direkt i drejtuar nga Edi Rama, është një përsëritje e aktit të Altin Troplinit ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno, që si bandit i rrëmbeu kompjuterin dhe telefonin dhe e mori peng, duke shkelur çdo normë.

Pra unë mora vetëm këto elementë të ndërlidhur, por natyrisht sot Shqipëria kurrë nuk do të ishte në mëshirën e flakëve nëqoftëse narkoqeveria nuk do të ishte një plaçkitëse e madhe e shqiptarëve. Unë jam këtu për të falënderuar dhe shpreh solidaritetin tim më të madh, para të gjithë atyre shqiptarëve zjarrfikës, apo në funksione të tjera dhe qytetarë, që u përballën me flakë dhe zjarret në kushtet më të vështira. Falënderoj gjithashtu misionet e ardhura nga BE-ja dhe vendet partnere të cilat po luftojnë zjarrin krah për krah me banorët në zonat e vendit," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll