Politike

Zjarret në vend, Rama: 2 ditë e netë të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Rama gjithashtu apelon edhe banorët që të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë për çdo vatër zjarri pa qenë vonë.

13 Gusht 2025, 11:58 Nga E. D

Zjarret në vend, Rama: 2 ditë e netë të vështira,

TIRANË- Kryeministri Edi Rima ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të zjarreve. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkrun se falë angazhimit të gjitha forcave në terren, zjarret janë arritur të vihen nën kontroll. Rama gjithashtu apelon edhe banorët që të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë për çdo vatër zjarri pa qenë vonë.

Postimi Ramës:

Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme 

Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja.

Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal.

 

edi rama

Sondazh

Poll