Politike

Situata e zjarreve, Rama ndan pamje: Vijon puna për shuarjen e flakëve! 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair janë sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë

Rama gjithashtu ka bërë me dije se në 24 orët e funduat kanë qenë aktive 34 vatra zjarri ndër të cilat 13 jane fikur.

13 Gusht 2025, 21:44 Nga N.F
Situata e zjarreve, Rama ndan pamje: Vijon puna për shuarjen e
Zjarr

TIRANË- Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga situata e zjarreve në vend. Rama gjithashtu ka bërë me dije se në 24 orët e funduat kanë qenë aktive 34 vatra zjarri ndër të cilat 13 jane fikur.

Më tej kryeministri ka ndarë detaje se për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare. Ai thekson se po vijon puna për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin. Rama gjithashtu theksoi se për shuarjen e flakëve Italia ka sjellë 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair.

"Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin Gjatë 24 orëve të fundit: 34 vatra aktive, 13 të izoluara dhe të shuara.

Në operacione janë angazhuar: Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura; Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare; 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë.

Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve. Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës. Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë," shkruan Rama.

rama zjarret ne vend

Sondazh

Poll