Politike

"Zjarrëfikës Çek dhe Sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë"/ Berisha: Policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24

Berisha thekson se në vend që policia e shtetit dhe ushtria të marrë pjesë në luftën kundër zjarreve në vend, qendron në Tiranë dhe rrethon godinën e News24.

13 Gusht 2025, 13:38 Nga DOSJA

"Zjarrëfikës Çek dhe Sllovak në luftën

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka krahasuar angazhimin e policisë së shtetit dhe ushtrisë me anagzhimin e zjarrfikësve çek dhe sllovakë në Tepelene për shuarjen e zjarreve. Berisha thekson se në vend që policia e shtetit dhe ushtria të marrë pjesë në luftën kundër zjarreve në vend, qendron në Tiranë dhe rrethon godinën e News24.

Postimi i Berishës:

Zjarrëfikës Çek dhe Sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë! Kurse policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24! Mirënjohje vendeve mike dhe BE për solidaritetin e tyre. Dënoj me forcën më të madhe angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake në akte kriminale antiligjore ndaj mediave!

sali berisha

Sondazh

Poll