Politike

"Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët"/ Rama: Ata që ndezin zjarre duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji

Rama theksoi gjithashtu se ata që ndezin zjarre qëllimisht duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.

13 Gusht 2025, 10:28 Nga E. D
"Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarret në vend. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama falenderon zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit dhe shtëpitë. Rama theksoi gjithashtu se ata që ndezin zjarre qëllimisht duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.

Postimi Ramës:

Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë.

Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.

edi rama

Sondazh

Poll