Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan/ Vriten dy persona, plagosen dy të tjerë, autori arratiset nga vendngjarja

Policia e Kosovës në bashkëpunim më prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.  

10 Gusht 2025, 14:03 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri në Gjilan/ Vriten dy persona,
foto ilustruese

KOSOVË- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur ditën e sotme Gjilanin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 12:32, ku dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. 

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, autori i dyshuar i krimit është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Policia e Kosovës në bashkëpunim më prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.  

"Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.

I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha Hashani.

vrasje ne gjilan

Sondazh

Poll