Aktualitet

Vijojnë zjarret në 5 fshatra në bashkinë Finiq, evakuohen përkohësisht banorët në Livinë dhe Ardhasovë! Flakët djegin dy banesa në Velahovë

Ministri ka njoftuar se për arsye sigurie qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë - Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.

10 Gusht 2025, 07:33 Nga r.ll
Vijojnë zjarret në 5 fshatra në bashkinë Finiq, evakuohen
foto nga zjarret

FINIQ- Vatrat e zjarrit në bashkinë Finiq vijojnë aktive edhe ditën e sotme. Bëhet me dije se gjatë natës flakët të favorizuara nga era e fortë u përhapën në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se janë evakuuar përkohësisht banorët në Livinë dhe Ardhasovë.

Gjithashtu u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar. Edhe në fshatin Krongj autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve për të shmangur viktima të mundshme.

Në orët e mëngjesit u ndalua dhe përhapja e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri. Ministri ka njoftuar se për arsye sigurie qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë - Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve. Ndërkohë raportohet se në fshatin Velahovë, deri më tani janë djegur dy banesa 

POSTIMI I PLOTË:

Natë tepër sfiduese në Finiq ku ekipet zjarrfikëse të Bashkive #Finiq, #Delvinë, #Konispol, #Sarandë, të mbështetura nga zjarrëfikëse dhe efektivë të #FA , si dhe efektivë të Policisë së Shtetit , u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave:

Velahovë
Livinë
Ardhasovë
Bistricë
Krongj

U realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë - Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.

Forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim

zjarret ne bashkine finiq

Sondazh

Poll