Aktualitet

"News24 do ta vazhdojë misionin e vet", gazetarja Lala: Ardi Veliu po shkel hapur ligjin, mu kujtua kur priti Escobarin e Ballkanit me makinën e tij personale

Lidhur me deklaratat se News24 po qëndron në godina të zaptuara, ajo tha se ministria e Ekonomisë e sqaroi dje se njëra nga godinat ka kontratë deri në 2033.

10 Gusht 2025, 11:31 Nga r.ll
"News24 do ta vazhdojë misionin e vet", gazetarja Lala: Ardi
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur sot se News24, edhe pas ndërprerjes së transmetimit nuk do ta ndalë misionin e saj mediatik. Ajo tha për gazetarin Osman Stafa, se televizioni do të vazhdojë misionin e vet dhe është i fortë për t’u ringritur edhe në momentet më të vështira.

Gjatë fjalës së saj, Lala ku Ardi Veliu, i cili drejtoi operacionin për rrethimin nga policia të godinës së News24,  priti me makinën e tij personale “Escobarin e Ballkanit” dhe më pas e çoi në Tiranë, duke e vënë në qendër të vëmendjes sjelljen e tij autoritare dhe shkeljet ligjore që lidhen me drejtimin e policisë.

Ndërkohë lidhur me deklaratat se News24 po qëndron në godina të zaptuara, ajo tha se ministria e Ekonomisë e sqaroi dje se njëra nga godinat ka kontratë deri në 2033. Pavarësisht kësaj ajo tha se gazetarët nuk lejohen të futen në vendin e punës.

"Ne jemi këtu që News24 ta vazhdojë misionin e vet. Është absolutisht e fortë për tu ringritur edhe kur të tjeret mendojnë se është rrëzuar. Kur pashë Ardi Veliun mu kujtua kur priti Escobarin e Ballkanit me makinën e tij personale që ai të mbaronte festën dhe ai ta merrte me makinën e tij personale dhe ta sillte në Tiranë.

Kur unë e thashë që ka fituar vetëm Ardi Veliu, një njeri që kishte drejtuar policinë me dorë të hekurt, duke shkelur hapur ligjin e duke dalë edhe në përgjimet e prokurorisë, shumë kush po qeshte dhe thoshte se këta po sulmojnë një drejtor. Koha e tregoi që ai është një drejtor barbar që nuk njeh as minimumin e etikës dhe që po shkel ligjin. Të gjithë thonë se News24 po qëndron në godina të zaptuara. Ministria e ka sqaruar qartë, që njëra nga godinat ka kontratë deri në 2033. Më thoni pse nuk lejohemi në atë godinë, të futemi në vendin e punës.", tha Lala.

klodiana lala ardi veliu

Sondazh

Poll