Aktualitet

Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, shkak reduktimi i sporteleve nga pala greke

Qytetarët kanë bërë apel që të gjendet një zgjidhje për këtë situatë që regjistrohet gati çdo vit për të njëjtën arsye. 

10 Gusht 2025, 10:33 Nga r.ll
Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës,
foto ilustruese

KAPSHTICË- Radhë të gjata mbi 2 kilometra të automjeteve janë rikthyer në pikën kufitare të Kpashticës. Raportohet se qytetarët kanë kaluar orë të gjata pritjeje, për shkak se pala greke në pikën kufitare të Krystallopigi-t, punon me sportele të reduktuara.

Sipas informacioneve, mbi 37 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri nga kjo pikë kufitare, një shifër kjo e zakonshme për muajin gusht.

Pala shqiptare po punon me kapacitete të plota për të shmangur bllokimet, ndërsa puna e ngadaltë dhe numri i ulët i sporteleve nga ana greke po e kthen pikën kufitare në një makth për qytetarët, duke rritur ndjeshëm kohën e pritjes dhe duke krijuar pakënaqësi të thellë.

Qytetarët kanë bërë apel që të gjendet një zgjidhje për këtë situatë që regjistrohet gati çdo vit për të njëjtën arsye. 

radhe ne kapshtice

Sondazh

Poll