10 Gusht 2025, 11:38
Nga r.ll
zjarrfikesit ne terren
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive.
Aktualisht vatrat janë aktive vatrat në qarkun e Vlorës, Lezhës, Dibrës, Beratit dhe Shkodrës. Ndërkohë situata paraqitet më kritike në bashkinë Finiq ku janë evakuuar 51 familje nga fshati Velahovë dhe Livinë. Raportohet se vatrat e zjarrit në fshatrat e bashkisë Finiq kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer, çka pengon operimin me mjete dhe prandaj ësht kërkuar ndërhyrja nga ajri.
Momentalisht në terren po operojnë: 37 forca zjarrfikëse me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë; 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare; 28 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 1 autobot, 60 trupa dhe 1 helikopter i FA. Në terren në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair.
NJOFTIMI I PLOTË:
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive.
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
* Qarku Vlorë.
Në bashkinë Finiq, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende, për shkak të situatës. Për të siguruar jetën e banorëve, u evakuuan 15 familje nga fshati Velahovë dhe 36 familje nga fshati Livinë, pa probleme apo lëndime. Në mbështetje shkuan edhe 3 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore. Ditën e sotme situata vazhdon të jetë problematike. Konkretisht: vatra mbi fshatin Hardhasov në bazë dhe të erës është problematike për në drejtim jugor për në Navaricë si dhe në drejtimin perëndimor të fshatrave Fitore dhe Krane. Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga MZSH dhe efektivë të FA. Gjithashtu vazhdon me intensitet puna për shuarjen e vatrës mbi fshatin Dhrovjan dhe Krongj. Vatrat e sipërpërmendura kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer, çka pengon operimin me mjete. Për këto arsye u kërkua edhe mbështetje nga ajri me helikopter. Momentalisht në terren po operojnë: 37 forca zjarrfikëse me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë; 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare; 28 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 1 autobot, 60 trupa dhe 1 helikopter i FA. Në terren në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair.
* Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e Lucës, ku rrezikohen sipërfaqe pyjore me bredh dhe shkurre. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka. Ditën e sotme do kryhet ndërhyrje me inspektorët e AdZM.
* Në fshatin Bolenë, Njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, ku vatra e zjarrit po zhvillohet në pyll me pisha. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH së Himarës me 2 mjete zjarrfikëse, si dhe forcat e MZSH së Vlorës me 1 mjet zjarrfikës, banorë të zonës etj. Në mbështetje të strukturave vendore, në terren kanë shkuar edhe 20 efektivë nga FA.
* Qarku Lezhë.
Fshatin Malaj i Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është aktiv në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre, në lagjen "Vjollcë". Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë dhe sot do të punohet me 2 mjete zjarrfikëse, 6 Forca nga MZSH, 6 Forca nga shërbimi pyjor, 5 nga njësia administrative dhe 2 forca vullnetare.
* Qarku Dibër.
Malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 forca të MZSH dhe 1 mjet, për të mos patur zhvillime nga zjarri aktiv brenda vatrës ku akoma po digjen trungje.
* Qarku Berat
Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri është nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme dhe ditën e sotme janë angazhuar 15 forca zjarrfikëse të MZSH Poliçan.
* Qarku Shkodër
Fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe po punohet në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 66 automjete zjarrfikëse dhe 760 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia.
zjarret ne vend
Aktualitet
10 Gusht 2025, 11:31
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur sot se News24, edhe pas ndërprerjes së transmetimit nuk do ta ndal&eu...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 11:23
r.ll
pamje nga esktradimi
TIRANË- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim pasi SPAK i kishte caktuar masën "arrest me burg" ësht...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 10:33
r.ll
foto ilustruese
KAPSHTICË- Radhë të gjata mbi 2 kilometra të automjeteve janë rikthyer në pikën kufitare të Kpashti...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 10:30
Ilda Hoxha
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit u distancua nga zbatimi i projektit të kushtueshëm “Smart City” për...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 08:49
r.ll
ivanka trump
ITALI- Media italiane "Il Messaggero" ka shkruar një artikull lidhur me ishullin e Sazanit në vendin tonë dhe investimet që...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 08:09
r.ll
godina e news24
TIRANË- Që nga ora 07:36’ e së shtunës, transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprer&eu...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:33
r.ll
foto nga zjarret
FINIQ- Vatrat e zjarrit në bashkinë Finiq vijojnë aktive edhe ditën e sotme. Bëhet me dije se gjatë natë...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:27
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Siç mund ta dijë kushdo që ka dhënë një provim të paktën një herë, të shkrua...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:24
Ersuin Shehu
foto ilustruese
TIRANË- Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:22
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesë...