Aktualitet

EMRI/ Në kërkim për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, 32-vjeçari esktradohet nga Italia

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, Cukaj iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

10 Gusht 2025, 11:23 Nga r.ll
EMRI/ Në kërkim për ndikim të paligjshëm ndaj personave
pamje nga esktradimi

TIRANË- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim pasi SPAK i kishte caktuar masën "arrest me burg" është ekstraduar sot nga Italia. 

Edison Cukaj (Gjoka) ishte në kërkim për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, Cukaj iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.

Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.

Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

edison cukaj edison gjoka ekstradim nga italia

Sondazh

Poll