10 Gusht 2025, 08:09
Nga r.ll
godina e news24
TIRANË- Që nga ora 07:36’ e së shtunës, transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit.
Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e cilësoi veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t'i kalojë kompanisë shtetërore "KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.
"Kjo mbyllje sinjali u bë pa një vendim shkresor paraprak, por në formë arbitrare” - deklaroi për mediat drejtoresha e përgjithshme e News 24, Anila Jole.
Reagime të forta nga opozita dhe organizatat e gazetarëve
Me nisjen e aksionit të policisë, analistë dhe drejtues të opozitës e kanë cilësuar ndërhyrjen si një sulm të paprecedent ndaj medias. Reagime kanë ardhur edhe nga organizata dhe shoqata të gazetarëve.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e përshkroi situatën si "një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”. Organizata theksoi se "ndërhyrja e policisë, që pengon drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është e papranueshme dhe përbën presion të hapur ndaj medias së lirë”.
Edhe rrjeti "SafeJournalists Shqipëri” reagoi në facebook, duke e cilësuar situatën si pengesë për qasjen e gazetarëve në redaksi dhe një kufizim të aftësisë së tyre për të punuar. "Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias,” shkruhet në deklaratën e publikuar në facebook, ku theksohet se rrjeti po e monitoron nga afër zhvillimin e ngjarjes.
"Ne shpresojmë që Gjykata do të marrë një vendim të drejtë të hënën dhe të pezullojë këtë ndërhyrje, për t'i dhënë kohë televizionit që të zhvendoset në një mjedis tjetër” - deklaroi drejtoresha e përgjithshme e News 24, Anila Jole, duke shtuar se transmetimi do të vijojë në platformat sociale.
Avokatura e Shtetit: Kontrata e qirasë për godinën ka përfunduar
Në një deklaratë për shtyp, Avokatura e Shtetit bëri të ditur se kontrata e qiramarrjes së mjediseve të ish-Uzinës së Autotraktorëve nga shoqëria "Fokus Media News” ka përfunduar në vitin 2022. Sipas institucionit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë kishte kërkuar lirimin e godinës deri më 25 korrik 2022, por subjekti nuk e kishte dorëzuar pronën në mënyrë vullnetare.
Çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ndërsa vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i Gjykatës së Apelit Administrativ, konfirmoi detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambienteve. Sipas ketij vendimi, nuk cënohet veprimtaria mediatike e shoqërisë, pasi bëhet fjalë vetëm për mjedise pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.
"Fokus Media News” e kundërshtoi deklaratën, duke akuzuar Avokaturën e Shtetit për keqinformim dhe duke këmbëngulur se ambientet janë pronë e saj, me dokumentacion të rregullt.
Godina pritet t'i kalojë kompanisë shtetërore "KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve. E themeluar në vitin 2024, "KAYO” operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, duke ofruar produkte dhe shërbime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe për tregjet ndërkombëtare. Në mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kësaj kompanie./DW
selia e news24
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:33
r.ll
foto nga zjarret
FINIQ- Vatrat e zjarrit në bashkinë Finiq vijojnë aktive edhe ditën e sotme. Bëhet me dije se gjatë natë...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:27
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Siç mund ta dijë kushdo që ka dhënë një provim të paktën një herë, të shkrua...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:24
Ersuin Shehu
foto ilustruese
TIRANË- Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:22
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesë...
Aktualitet
10 Gusht 2025, 07:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti ...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 22:56
r.ll
zjarri
FINIQ- Zjarri vijon të jetë aktiv në disa zona të bashkisë Finiq. Konkretisht flakët, të favorizuara nga era e f...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 22:10
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve policore, rreth orë...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 22:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të shënat e fundit nga Eurostat kanë treguar se 86% e qytetarëve në Shqipëri janë përd...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 21:48
r.ll
foto ilustruese
ZVICËR- Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë si turist në Zvicër, është arrestuar në k...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 20:17
r.ll
neës24
TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar lidhur me rrethimin e godinës së medias News24 nga ...