Politike

FOTO/ Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ndalon në Dhërmi, sheiku lë mjetin luksoz lundrues dhe niset drejt vilës së Ramës

Jahti i sheikut arab është ndaluar përballë Havanës së Vjetër në Dhërmi, ndërsa Abdullah bin Zayed Al Nahyan është larguar nga mjeti lundrues i shoqëruar nga policia.

9 Gusht 2025, 20:02 Nga DOSJA
FOTO/ Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ndalon në Dhërmi, sheiku
jahti

DHËRMI- Jahti luksoz "Opera" i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, është fotografuar ditën e sotme në jug të Shqipërisë. 

Konkretisht, jahti i sheikut arab është ndaluar përballë Havanës së Vjetër në Dhërmi, ndërsa Abdullah bin Zayed Al Nahyan është larguar nga mjeti lundrues i shoqëruar nga policia. Ndërkohë burime bëjnë me dije se sheiku është drejtuar drejt vilës së kryeministrit Edi Rama.

FOTO/ Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ndalon në Dhërmi, sheikuFOTO/ Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ndalon në Dhërmi, sheiku

Pak ditë më parë, filantropi Alex Soros bashkë me bashkëshorten e tij, Huma Abedin u fotografuan po ashtu në jug të vendit, në Dhërmi. Ndërkohë në një foto të publikuar në media, shihej Rama i ulur në tavolinë përballë me çiftin, teksa darkojnë në një restorant luksoz në zonë.  Asokohe u raportuar se edhe Soros me gruan e tij po qëndronin në një nga vilat qeveritare në Dhërmi, pasuri publike e vendosur në dispozicion të miqve personalë të kryeministrit Rama.

edi rama abdullah bin zayed al nahyan dhermi

Sondazh

Poll