Politike

Policia rrethoi News24/ Salianji: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës së çdo shqiptari për t’u informuar

Sipas Salianjit, ky akt është shenja më e qartë e instalimit të një regjimi diktatorial që e sheh fjalën e lirë si armik.

9 Gusht 2025, 11:10 Nga M.B
Policia rrethoi News24/ Salianji: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj të
Ervin Salianji

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në reagim thuhet se ky është një akt i kryer si tinëzisht, me nxitim e pa pritur shqyrtimin gjyqësor të rastit e më tepër në ditë pushimi për të shmangur reagimin publik.

Sipas Salianjit, ky akt është shenja më e qartë e instalimit të një regjimi diktatorial që e sheh fjalën e lirë si armik. Ai shton se ky është një akt brutal censure, frikësimi dhe shantazhi dhe është vula e një regjimi që nuk ka më asnjë lidhje me demokracinë dhe po shfaqet hapur si diktaturë. Ai thotë se kjo që ndodhi është sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës së çdo shqiptari për t’u informuar.

Reagimi i Salianjit:

Sot, regjimi po kryen një akt të paprecedentë censure dhe frikësimi, duke nxjerrë me forcë dhe duke ndaluar gazetarët e News24, Balkanwb, Panorama, Gazeta Shqiptare të shkojnë në vendin e tyre të punës dhe duke mbyllur sinjalin e prerë energjinë elektrike. Ky veprim, i kryer si tinëzisht, me nxitim e pa pritur shqyrtimin gjyqësor të rastit e më tepër në ditë pushimi për të shmangur reagimin publik, është shenja më e qartë e instalimit të një regjimi diktatorial që e sheh fjalën e lirë si armik. Ky është një akt brutal censure, frikësimi dhe shantazhi. Është vula e një regjimi që nuk ka më asnjë lidhje me demokracinë dhe po shfaqet hapur si diktaturë.

Kjo nuk është thjesht një përplasje me median — është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës së çdo shqiptari për t’u informuar. Regjimi tenton të kontrollojë çdo aspekt të jetës së qytetarëve!

Liria e medias është themel i çdo demokracie. Sulmi ndaj saj është sulm ndaj vetë qytetarëve dhe së drejtës së tyre për t’u informuar. Kjo nuk është vetëm një çështje e brendshme shqiptare, por një alarm për çdo partner ndërkombëtar që beson tek demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Sot duhet reagim i menjëhershëm nga organizatat ndërkombëtare të medias, institucionet ndërkombëtare dhe të gjitha qeveritë mike të Shqipërisë për të ndaluar këtë dhunë brutale ndaj lirisë së medias!!




 

ervin salianji

Sondazh

Poll