9 Gusht 2025, 11:36
Nga M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Bardhi thotë se me këtë vendim tërësisht arbitrar, sipas tij, dhe të paligjshëm, është cenuar në mënyrën më brutale liria e medias, një vlerë e shenjtë për demokracinë e një vendi.
Ai thotë se gazetarët janë nxjerrë forcërisht nga ambientet e punës, ndërkohë që medias i është hequr në mënyrë brutale energjia dhe transmetimi. Bardhi i bën thirrje SPAK që të veprojë menjëherë ndaj këtij sulmi të paprecedentë të medias së lirë.
POSTIMI:
Nuk po u besoja syve si qytetar, si jurist dhe si deputet, teksa shihja se si forcat e policisë së një vendi kandidat për në BE kanë rrethuar redaksinë e televizionit më të ndjekur informativ, News24, redaksinë e Balkanweb, Gazetës Panorama dhe Gazetës Shqiptare, duke i penguar të ushtrojnë misionin e tyre të shenjtë - atë të informimit me paanësi dhe profesionalizëm të publikut. Ky është një akt tronditës, një sulm i paprecedentë dhe represion policor ndaj fjalës së lirë.
Me këtë vendim tërësisht arbitrar dhe të paligjshëm, është cenuar në mënyrën më brutale liria e medias – një vlerë e shenjtë për demokracinë e një vendi. Gazetarët janë nxjerrë forcërisht nga ambientet e punës, ndërkohë që medias më të ndjekur informative News24, i është hequr në mënyrë brutale energjia dhe transmetimi.
Kjo ndërhyrje është kriminale dhe shoh se aksioni banditesk po udhëhiqet nga një kriminel, si Ardi Veliu, që ka zaptuar forcërisht ambientet e News24. Ardi Veliu, njeriu që mbahet mend vetëm për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe që ka me mijëra faqe transkripte në SPAK që provojnë se është shërbëtor i bandave.
I bëj thirrje SPAK të veprojë menjëherë jo vetëm ndaj këtij krimineli recidivist, që prej kohësh duhet të ishte në burg, por edhe ndaj këtij sulmi të paprecedentë ndaj medias së lirë. Është detyrë e çdo institucioni të pavarur ligjzbatues që të ndalë dhunën brutale ndaj një lirie të shenjtë, siç është liria e medias. Veproni sot ose nesër do jetë shumë vonë!
gazment bardhi
Politike
9 Gusht 2025, 11:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreytari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarje...
Politike
9 Gusht 2025, 11:25
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News2...
Politike
9 Gusht 2025, 11:19
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyr...
Politike
9 Gusht 2025, 11:10
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e ...
Politike
9 Gusht 2025, 09:04
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale platformën "Hapësira ...
Politike
8 Gusht 2025, 21:55
E. D
Sali Berish
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vdekjes së Besnik Koçiut në burgun &ldquo...
Politike
8 Gusht 2025, 17:49
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin ...
Politike
8 Gusht 2025, 16:15
e.d
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. në postimin...
Politike
8 Gusht 2025, 16:07
E. D
\
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me rënien dramatike të turizmit në Shqip&eum...
Politike
8 Gusht 2025, 15:14
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosov&...