Politike

"Agresioni i armatosur i "Ramaduros"!" Policia rrethon ambientet e News24/ Blushi: Akt i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale

Sipas tij, ky është një akt i pastër kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale, por i paralajmëruar prej kohësh.

9 Gusht 2025, 11:19 Nga M.B
"Agresioni i armatosur i "Ramaduros"!" Policia rrethon
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në reagim thuhet se ky është një agresion i armatosur i kryeministri Edi Rama kundër mediave. Blushi thotë se gazetarëve, pa transparancë dhe pa asnjë vendim gjykate, po u pengohen deri forcërisht të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Sipas tij, ky është një akt i pastër kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale, por i paralajmëruar prej kohësh.

POSTIMI:

Agresioni i armatosur i "Ramaduros" kundër mediave dhe në veçanti ndaj gazetarëve të "News24", "BalkanWeb", "Panorama" dhe "Gazeta Shqiptare", pa transparancë dhe pa asnjë vendim gjykate, që pengohen deri forcërisht të hyjnë në ambientet e tyre të punës, është një akt i pastër kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale, por i paralajmëruar prej kohësh.

Kjo është një tjetër shpërfaqje e dhunshme ndaj fjalës së lirë nga Edi Rama, armiku më i egër i saj. Dënojmë me forcë dhunën ndaj gazetarëve dhe pengimin brutal të tyre në krye të detyrës, një agresion i neveritshëm dhe sulm i hapur ndaj demokracisë. Shqipëria po rrëshqet rrezikshëm drejt një autokracie, ku gazetarët trajtohen si armiq dhe media rrethohet me armë, ku liritë e të drejtat e njeriut po asgjesohen dhunshëm nga një regjim që duhet shembur një orë e më parë.

tedi blushi

Sondazh

Poll