9 Gusht 2025, 11:25
Nga M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Zhupa e cilëson një akt taleban dhe dhunë shtetërore me qëllim vrasjen e lirisë të secilit nga ne. Ajo kujton se ky akt vjen pas presioneve dhe dhunës së vazhdueshme për ta kthyer në një media të nënshtruar. Gjithashtu Zhipa bën thirrje për reagim qytetar duke theksuar se sot është dita të veprojmë të gjithë.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Akt taleban ndaj medias së lirë dhe të pakapur. Heshtja sot është pranim i diktaturës. Me urdhër politik të Edi Ramës, me një vegël si Ardi Veliu prej orëve të para të mëngjesit policia ka zbarkuar si pushtues në godinën e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.
Media më e madhe informative në vend, një pasuri publike që mbrohet nga e drejta kushtetuese e informimit sulmohet si talebanët pa ligj, pa moral, duke cënuar të drejtat e gazetarëve dhe të publikut. Sulmet e vazhdueshme ndaj kompanive të grupit mediatik që nga tritoli dhe represioni shtetëror me qëllim mbylljen e gojës dhe kthimin në një vegël të rregjimit nuk kanë funksionuar dhe News 24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare kanë vazhduar me cilësi profesionale në përmbushje të interesit publik. Kjo nuk i shkon përshtat rregjimit dhe urdhëron forcërisht mbylljen dhe sekuestron e këtij grupi mediatik.
Dhuna shtetërore sot është vrasje e lirisë të secilit nga ne! Sot është dita të veprojmë të gjithë, nesër është shumë vonë. Liria po rrëmbehet, fjala po ndalohet në mënyrë arbitrare, gazetarët po cënohen në kryerjen e misionit të tyre.
ina zhupa
Politike
9 Gusht 2025, 11:19
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyr...
Politike
9 Gusht 2025, 11:10
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e ...
Politike
9 Gusht 2025, 09:04
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale platformën "Hapësira ...
Politike
8 Gusht 2025, 21:55
E. D
Sali Berish
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vdekjes së Besnik Koçiut në burgun &ldquo...
Politike
8 Gusht 2025, 17:49
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin ...
Politike
8 Gusht 2025, 16:15
e.d
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. në postimin...
Politike
8 Gusht 2025, 16:07
E. D
\
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me rënien dramatike të turizmit në Shqip&eum...
Politike
8 Gusht 2025, 15:14
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosov&...
Politike
8 Gusht 2025, 13:52
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qyte...
Politike
8 Gusht 2025, 13:38
M.B
Donald Trump dhe Melania Trump
TIRANA- Ambasada amerikane në Tiranë ka postur një video me disa nga momentet e Presidentit Donald Trump...