Politike

"Fytyra e vërtetë e një narko-regjimit!" Policia rrethon ambientet e News24/ Vokshi: Akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese për t’u informuar

Ajo shton se ky është një tjetër sulm i hapur ndaj një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë, medias së lirë, e cila është kusht themelor për integrimin në Bashkimin Europian. 

9 Gusht 2025, 11:47 Nga M.B
"Fytyra e vërtetë e një narko-regjimit!" Policia
Albana Vokshi

TIRANA- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Vokshi thotë se ky është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar. Ajo shton se ky është një tjetër sulm i hapur ndaj një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë, medias së lirë, e cila është kusht themelor për integrimin në Bashkimin Europian. 

POSTIMI:

Fytyra e vërtetë e një narko-regjimit!!! Sot, në orët e para të mëngjesit, dhuna shtetërore përsëritet në median kombëtare më të madhe. Sic e ka zakon i pabesi Edi Rama, në ditë të shtunë, pa gdhirë, pa vendime gjykate, pa paralajmërim, urdhëron policinë të ushtrojë raprezalje në godinën ku ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Bllokohen gazetarët dhe stafi, hiqet energjia elektrike, ndërpritet sinjali televiziv. Ky është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar.

Kjo është fytyra e vëretë e një narko-regjimi që tmerrohet nga fjala e lirë dhe e pavarur. Ky është një tjetër sulm i hapur ndaj një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë, medias së lirë, e cila është kusht themelor për integrimin në Bashkimin Europian. Me Edi Ramën nuk ka demokraci, nuk ka liri, nuk ka të drejta, nuk ka integrim!

 

albana vokshi

Sondazh

Poll