9 Gusht 2025, 11:54
Nga M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Tabaku thotë se regjimet kanë frikë nga e vërteta, dërgojnë policinë te dyert e medias.
Ajo shton se kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë, një pushtet që kontrollon çdo gjë, por kur nuk mund të blejë apo shantazhojë, përdor forcën. Sipas saj, rrethimi i News 24 nuk është thjesht presion ndaj medias, por është një sulm i hapur ndaj demokracisë.
POSTIMI:
Kur regjimet kanë frikë nga e vërteta, dërgojnë policinë te dyert e medias. Ashtu si po ndodh sot në fillim të gushtit, kur forcat e policisë u shfaqën para News 24, pa vendim gjykate, me skena dhune që i shkojnë vetëm një shteti autokratik. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë: një pushtet që kontrollon çdo gjë, por kur nuk mund të blejë apo shantazhojë, përdor forcën.
Rrethimi i News 24 nuk është thjesht presion ndaj medias – është një sulm i hapur ndaj demokracisë. Një vend kandidat për BE nuk mund të trajtojë median kësisoj. Bashkimi Europian nuk pranon vende ku shtypi rrihet, ku gazetarët kërcënohen dhe ku e vërteta shkelet me çizme. Sot është News 24, nesër mund të jetë çdo zë i lirë. Dhe atëherë nuk do të ketë më kush të flasë.
jorida tabaku
Politike
9 Gusht 2025, 11:47
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Pa...
Politike
9 Gusht 2025, 11:36
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama...
Politike
9 Gusht 2025, 11:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreytari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarje...
Politike
9 Gusht 2025, 11:25
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News2...
Politike
9 Gusht 2025, 11:19
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyr...
Politike
9 Gusht 2025, 11:10
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e ...
Politike
9 Gusht 2025, 09:04
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale platformën "Hapësira ...
Politike
8 Gusht 2025, 21:55
E. D
Sali Berish
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vdekjes së Besnik Koçiut në burgun &ldquo...
Politike
8 Gusht 2025, 17:49
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin ...
Politike
8 Gusht 2025, 16:15
e.d
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. në postimin...