Politike

"Po punojmë me partnerët për të përfunduar këtë luftë!" Zelensky telefonatë me Ramën: Diskutuam përgatitjet për takimet në forume ndërkombëtare të rëndësishme

Zelensky thotë se këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët dhe do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur popullin ukrainas.

7 Gusht 2025, 17:39 Nga M.B
"Po punojmë me partnerët për të përfunduar
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

TIRANA- Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Zelensky thotë se e informoi Ramën shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. 

Ai shton se po punojnë me të gjithë partnerët për të përfunduar luftën dhe për të ndalur vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Presidenti ukrainas thotë se diskutuan edhe për përgatitjet për takimet në forume ndërkombëtare të rëndësishme.

Zelensky thotë se këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët dhe do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur popullin ukrainas. Në fund ai falenderon kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.

Postimi i Zelenskyt:

Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë. E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për të përfunduar këtë luftë dhe për të ndalur vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.

Diskutuam përgatitjet për takimet në forume ndërkombëtare të rëndësishme. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët tanë. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.

Faleminderit, Edi, faleminderit Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.

"Po punojmë me partnerët për të përfunduar

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll