Politike

"Të zbatohen vendimet e Kushtetueses"/ 1 ditë para përfundimit të afatit, Ambasada britanike në Kosovë: Duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ambasada Britanike u bën thirrje subjekteve politike që të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës dhe thekson se aftësia e gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë.

7 Gusht 2025, 15:33 Nga E. D
"Të zbatohen vendimet e Kushtetueses"/ 1 ditë para
foto ilustruese

KOSOVË- Ambasada Britanike në Kosovë ka reaguar një ditë para përfundimit të afatit të përkohshëm të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e cila u ndaloi deputetëve të zgjedhur çdo veprim, apo vendim për konstituim të Kuvendit deri me datën 8 gusht.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ambasada Britanike u bën thirrje subjekteve politike që të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës dhe thekson se aftësia e gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, shkruan ambasada në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Më herët Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.

Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban. Osmani theksoi gjithashtu se caktimi i Llabanit si raportues në shqyrtimin e kërkesës së saj, është jo vetëm shqetësues, por edhe i rrezikshëm.

“Sot, në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren përkatëse, kam tërhequr kërkesën e paraqitur më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës, tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë rast është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, deklaroi Osmani.

ambasada britanike në kosovë

Sondazh

Poll