Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Pjerin Ndreu në çdo akt kryen veprime mafioze të ndaluara me ligj

Ai gjithashtu u shpreh se ka patur tendera elektorale në Bulqizë, Konispol, Librazhd me miliona euro në kohën më të ndaluar.

7 Gusht 2025, 14:35 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Pjerin Ndreu në çdo akt kryen veprime
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu në çdo akt kryen veprime mafioze të ndaluara me ligj. Ai gjithashtu u shpreh se ka patur tendera elektorale në Bulqizë, Konispol, Librazhd me miliona euro në kohën më të ndaluar. Sipas tij, edhe Bashkia Shkodër shpalli projekte rrugore në fund të mandatit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tendera elektorale në Roskovec

Asaj i ka dalë nami, seç është ajo ... vazhdojmë. Tendera elektorale, Bulqizë, Konispol, Librazhd me miliona, miliona euro në kohën më të ndaluar. Bashkia Shkodër shpall projekte rrugore në fund të mandatit. Shikoni çfarë ndodh. Projekt asfaltimi elektoral në lagjen Ali Demi.

Prill 2025

Edi Rama i projekteve të ndërtimit-Bashkia Tiranë. Mbasi mori detyrat e kryetarit të bashkisë, bën lajme me qeverinë dhe me bashkinë. Promovimi i infrastrukturës madhore të ujitjes-Maliq, Korçë. Publikim i projektit madhor të infrastrukturës rrugore-Autostrada Tiranë-Durrës, 294 mln euro. 28 Prill 2025, mesazh mobilizues elektoral: Vizitë në punimet e konviktit të studentëve (me mesazhe të drejtpërdrejta për 11 Majin). Përdor punët publike për të rrëmbyer vota. Lubi Balluku përsëri shkon dhe riinaguron rrugën Kombinat-Ndroq-Plepa.Me 4 Prill 2025, projekti i Portit Porto Romano. 800 mln euro, imagjinoni se çfarë efekti.

Me 8 prill Nënshkrimi i marrëveshjes për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë me BE-në. 30 mln euro marrëveshja. Lubi Balluku, fizibiliteti i hekurudhës Durrës–Prishtinë. 1.2 miliardë euro. Lubi Balluku, inspektim i autostradës Elbasan–Lekaj. Thashë 130 mln euro. Punime rehabilitimi në Plug, Lushnje. Vizitë në Fier për rehabilitimin e lumit Gjanica. Kjo është fushata e tyre, me paratë e taksëpaguesve. Pjerin Ndreu në çdo akt kryen veprime mafioze të ndaluara me ligj. Aty thotë Nisja e projektit me 1 prill ditën e rrenave, ditën e tij, furnizimit me ujë në Dajç. Emiriana Sako, Gjushi me pantallona. Shikoni tani këtu.

11 Prill 2025, promovim-Akademia e Futbollit ‘Dyrrah City’, gjoja që Edi Rama po e ndërton atë me Manchester Cityn dhe në fakt prap atij çfarë qëndrojnë? Qëndrojnë 5 kulla në tokë publike, në 38 mijë metër katrorë tokë publike të kartelit Troplini të firmosura nga Edi Rama pas përfundimit të zgjedhjeve. Dhe këta flasin për akademi. Rikonstruksion i rrugës ‘Prishtina’ në Nishtullë, Bashkia Durrës. Nuk ka prova thotë Altin Troplini. Si mund të ketë prova kur vetë është bërë anëtar i kartelit.
Rruga ‘Taulantia’, investim të ri rrugor, Arapaj, me 25 prill. Ervin Demo me 14 prill inauguron ‘Urën e Bilçës’, Bashkia Berat. Njoftim për përfundimin e rrugës Bilçë-Drobonik, Bashkia Berat. Inspektim i shëtitores për këmbësorë Ura e Goricës–Velabisht, Bashkia Berat.

Shiko ç'përdor, të gjitha fondet për vota. Ervin Demo me 17 prill, përditësim mbi ndërtimin e shkollës ‘22 Tetori’. Përfundimin e rrugës Sadovicë, Bashkia Berat. Punime në rrugën malore ‘Qafë Dardhë’, Bashkia Berat Ervin Demo, mbulimi i aksit Sinjë-Mbjeshovë-Çiflig. Vizitë zyrtare me kryeministrin Rama. Dëgjoni tani këtu, vizitë zyrtare në republikën e Beratit dhe kryeministri i Beratit Ervin Demo, pret në vizitë zyrtare Ramaduron sepse do të vizitojnë të famshmen Urën e Bilçës. Se këta janë edhe qesharakë deri në fund. Ervin Demo, ky është kandidat për deputet, ka marrë mandat gjoja. Përfundimi i rrugës Velabisht–Gjoroven dhe Ervin Demo: Rrethrrotullim i ri në kryqëzimin pranë Spitalit Rajonal, Bashkia Berat.

sali berisha

Sondazh

Poll