Politike

"Për të ndaluar ndikimin e njëanshëm tek zgjedhësit!" Berisha: Shqiptarët dhe opozita do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhjet 

Berisha tha se do të jenë shqiptarët dhe opozita ata të cilët para se të votojnë do të ju tregojnë vendin, do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhje.

7 Gusht 2025, 15:17 Nga M.B
"Për të ndaluar ndikimin e njëanshëm tek
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në konferencë për mediat se përsa kohë që shteti dhe partia do të jenë një, ky është standardi i asaj që e konsideron si regjim. Berisha tha se do të jenë shqiptarët dhe opozita ata të cilët para se të votojnë do të ju tregojnë vendin, do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhje. Ai shtoi se nuk do të mund të përdorë një qindarkë të vetme për të ndikuar në mënyrë të pandershme, të njëanshme te zgjedhësit shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Përsa kohë që shteti dhe partia do të jenë një, ky është standardi i këtij regjimi, i kësaj diktature autoritare. U përket shqiptarë, do jenë shqiptarët dhe opozita ata të cilët para se të votojnë do të ju tregojnë vendin, do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhje dhe nuk do mund të përdorë një qindarkë të vetme për të ndikuar në mënyrë të pandershme, të njëanshme tek zgjedhësit shqiptarë. Një qindarkë të vetme nga taskat e tyre. Kjo është e vetmja zgjidhje.

sali berisha

Sondazh

Poll