Politike

Ambasada e SHBA-ve publikon deklaratën e DASH: Të bashkuar me partnerët në kundërshtim të përpjekjeve iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit

Në deklaratë thuhet se SHBA-të dënojnë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe janë të përkushtuar të punojnë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin.

7 Gusht 2025, 13:05 Nga M.B
Ambasada e SHBA-ve publikon deklaratën e DASH: Të bashkuar me
Foto ilustruese

TIRANA- Ambasada Amerkane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një pjesë nga deklarata e zëdhëses së DASH, Tammy Bruce ku thuhet se SHBA-të janë të bashkuar me partnerët europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit në Europë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit. Në deklaratë thuhet se SHBA-të dënojnë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe janë të përkushtuar të punojnë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin.

POSTIMI:

“Jemi të bashkuar me partnerët tanë europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit në Europë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Ne e dënojmë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin." - Zëdhënësja e Departamentit Tammy Bruce.

ambasada amerikane

Sondazh

Poll