7 Gusht 2025, 13:25
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha ka folur edhe ditën e sotme lidhur me shkeljet zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij një nga aspektet më "kriminale" në këto zgjedhje ishte përdorimi i prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro, me qëllim që qeveria të ndikojë në votën e qytetarëve shqiptarë.
Ai tha se ligji elektoral ndalon prokurimet dhe ngjarjet nga periudha janar-11 maj, ndërsa shtoi se ka ndodhur krejt e kundërta pasi në këtë periudhë u organizua 4500 veprimtari kombëtarë dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’.
Ndërkohë për të gjitha këto, Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se po i legjitimon shkeljet duke thënë se nuk ka fakte apo prova për to.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë. Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas raportit të OSBE-ODIHR, pikërisht në këtë periudhë u organizuan 4500 veprimtari kombëtarë dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’, 7 mln euro një organizate private ditën e votimit dhe një ditë para zgjedhjeve.
Pra përveç këtyre, bashkitë e vendit kanë prokuroruar tërësisht për qëllime elektorale në total 57 mln euro, nga të cilat rreth 14 mln para xhepi të themi, blerje të përqendruara. 32 mln bashkitë të ndryshme dhe Fondi shqiptar i grabitjes apo plaçkitjes, apo i zhvillimit siç quhet, ka përdorur për qëllime elektorale 10 mln euro. Standardet e OSBE/ODIHR për ndarjen e shtetit nga partia, përfshirë Dokumenti i Kopenhagenit pika 5/4 dhe Kodi i Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, sanksionojnë të njëjtin parim.
Këtu kemi më poshtë tenderat e bashkive të vendit, të cilat nuk kanë respektuar asnjë ligj, as kushtetutën, por kanë bërë gjithçka që të ndikojnë në elektoratin e tyre në veprimtari kriminale antiligjore dhe për këtë njeriu i dytë më përgjegjës për farsën elektorale Altin Dumani, thotë se nuk kemi të dhëna, fakte dhe prova, sepse për Dumanin ligji është letër e vdekur, dokumentet zyrtare janë letra pa vlerë, mbasi ai është një fanatik i verbër, një avokat i verbër i krimit elektoral të qeverisë dhe bashkëfajtor në farsën elektorale, njëlloj me Edi Ramën dhe ministrat e tij.
Vazhdojmë ...
Me blerje të përqendruara tani. 14.5 mln euro të ndaluara me ligj përdorimi i tyre dhe këto i ligjëron vetëm Altin Troplini, i cili bën mashtrimin publik se thotë nuk kemi prova dhe fakte. Për atë dokumentet zyrtar dhe aktet në shkelje flagrante të ligjit për interesa të partisë shtet, nuk përbëjnë vepër penale. Vazhdojmë ... Tenderat elektronik të Fondit shqiptar të grabitjes dhe plaçkitjes, të famozit Agolli që i dha 500 mln lekë djalit të vet për restorantin, për të bërë një manual për kuzhinën, nga kuzhinieri i restorantit të tij. Këtu janë vlerat në lek, janë përpjekjet pra ... poli i festivaleve të industrisë.
sali berisha altin dumani spak
Politike
7 Gusht 2025, 13:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ambasada Amerkane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një pjesë nga deklarata e zëdhëse...
Politike
7 Gusht 2025, 13:00
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave...
Politike
7 Gusht 2025, 12:51
r.ll
ilir meta, erion veliaj
TIRANË- Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Parandalimin e Torturës kanë zhvilluar takime me kryebashkiakun...
Politike
7 Gusht 2025, 12:32
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berish përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka denoncu...
Politike
7 Gusht 2025, 12:05
M.B
Donald Trump dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën e dërguar nga Presidenti i SHBA-ve, Donal...
Politike
7 Gusht 2025, 11:22
r.ll
lefter koka
DURRËS- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka lënë përkohësisht burgun e Durrësit. Kokës i është...
Politike
7 Gusht 2025, 11:04
Blerina Gjoka
Tony Blair dhe Edi Rama
TIRANA- Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kaluar në Dubai, kryeministr...
Politike
7 Gusht 2025, 10:27
r.ll
rruga
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në rrjetet sociale se kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave a...
Politike
6 Gusht 2025, 21:48
r.ll
saimir korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e qeverisë pë...
Politike
6 Gusht 2025, 19:50
r.ll
radomir llaban
KOSOVË- Vëmendja e opinionit publik në Kosovë është kthyer sërish te Radomir Llaban, gjyqtari i Gjykat&eu...