Aktualitet

Zjarr në Gryksh të Peqinit, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullinj e shkurre

Bëhet me dije se zjarri ka avancuar me shpejtësi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe terrenit të thyer.

5 Gusht 2025, 13:45 Nga M.B
Zjarr në Gryksh të Peqinit, flakët përfshijnë një
Foto ilustruese

PEQIN- Një vatër zjarri është regjistruar sot në zonën e Grykshit, në Peqin, nga ku mësohet se është përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë ulliri.

Bëhet me dije se zjarri ka avancuar me shpejtësi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe terrenit të thyer.

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të vënë nën kontroll flakët.

peqin

Sondazh

Poll