Aktualitet

Me identitet të rremë zhvaste paratë e qytetarëve/ Arrestohet 21-vjeçarit në Tiranë

Sipas policisë i riu u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

5 Gusht 2025, 12:44 Nga E. D
Me identitet të rremë zhvaste paratë e qytetarëve/
foto ilustruese

TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se me identitet të rremë, ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa qytetarë për t’iu marrë para. Sipas policisë i riu u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strategjia”. Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan. Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll