Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejes/ 5 viktima që nga vitet '90, si nisi historia e gjakmarrjes mes kushërinjve dhe konflikti me familjen nga Puka

Momentalisht pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes.

5 Gusht 2025, 12:33 Nga M.B
Vrasja në Vaun e Dejes/ 5 viktima që nga vitet '90, si nisi
Frrok Lleshaj

VAU I DEJES- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshne në fshatin Paçram në Vaun e Dejës ku viktimë ka mbetur 65-vjeçari i identifikuar si Frrok Lleshaj. Momentalisht pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Sipas informacioneve, hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima.

Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një person tjetër nga Puka. Bëhet me dije se kjo histori nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi teksa në atë kohë u tha se të riun e vrau policia greke në rrethana që nuk dihen, por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kushërinjtë e tij kishin lidhje në këtë ngjarje.

Pak vite më vonë ka dyshime se 65-vjeçari mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kushëririn Dodë Lleshaj. Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarje. Një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka teksa Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe u dënua me 25 vite burg. Sipas dyshimeve, nga këto dy hasmëri të vjetra mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshaj.

frrok lleshaj

Sondazh

Poll